Komandant Hoxha: Shum shpejt pritet të kallet Maqedonia

Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha paralajmëron se shumë shpejtë do të ndizet bura e barutit në Ballkan duke e përfshirë edhe Maqedoninë, transmeton TetovaSot.

“Elefantët kanë zënë të përleshen kurse buburrecat ende po mundohen që të grumbullojnë vota për ta pasuruar vetveten.

Tensione të larta mes elefantëve NATO-RUSI se kush më shumë të dominon në Siri dhe Lindjen e Mesme ku gjendet Ari i Zi ( nafta) kurse politikanët tanë të përçarë pas pushtetit lokal, pa strategji kombëtare.

Shqiptarët të rrethuar në Ballkan me armiq të përbetuar shekullor Serbi, Greqi, Mali i Zi, Maqedoni aleat të Rusisë.

Nëse fillon konflikti të cilin si duket në heshtje po afrohet mes NATO-s e Rusisë prapë shtetet e BE-së dot kursehen, por Ballkani si bure e barutit, sipas historisë do ta pëson rëndë.

Pa dyshim se Shqiptarët me këta politikanët e sodit nuk do të janë në situatë të lakmueshme.

A thua ne Shqiptarët a jemi në BE apo në Ballkan?

Këta politikanët tanë në ditët e sodit në paqe po lëshojnë pe kundrejt serbëve, malazezëve, grekëve dhe maqedonasve e kur të kallet bura e barutit hajmedet.

Para disa viteve një personalitet më patë thënë se nuk jam për politik sepse në momentin kur nënshkruhet bashkimi kombëtar, nëse ma qesin përpara një fëmijë të përlotur, unë nënshkruaj kapitullimin e shqiptarisë. Në këto momente që po shkruaj, ky person është politikan me peshë në trojet tona”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu