“Komandantët vjedhin nga të gjitha anët, ne si mbledhës kanaçesh”, rrëfimi i pazakontë i ushtarit të FA (FOTO)

Ishte data 4 dhjetor e vitit 1912, dita kur u krijua Ushtria Kombëtare e Shqipërisë, vetëm pak ditë pas shpalljes së pavarësisë.
Edhe sot u mbajtën ceremonitë e rastit për të përkujtuar këtë ditë historike për vendin tonë, por cila është gjendja aktuale e ushtarëve që punojnë në Forcat e Armatosura? A janë ata të kënaqur dhe çfarë thonë në lidhje me trajtimin e pagat që iu japin në ushtri?

Një ushtar ka vendosur të shkruajë në redaksinë e Jetaoshqef, duke treguar zhgënjimin që ka përjetuar nga kjo punë, ky profesion sa i lodhshëm, stresues, i rrezikshëm por njëkohësisht edhe i keqpaguar.

Ai ka dashurtë mbetet i fshehtë pasi jo vetëm që mund ta heqin nga puna, por edhe mund ta presë burgu, nëse mësohet se çfarë ka thënë. Sipas mesazhdërguesit, FA premton shumë, por për të dhënë, jep vetëm një rrogë “prej mbledhësi kanaçesh”, ndërsa shton se adresa e ushtarakëve pasi u heqin uniformën është tek skedina e tek bixhozi.

Ja mesazhi i një prej ushtarëve të Forcave të Armatosura:
“Përshëndetje JOQ! Sot është data 4 dhjetor, e cila shënon një ditë të rëndësishme në krijimin e Ushtrisë shqiptare. Deri këtu jemi në rregull, pasi sot ishte një festë për FA. Unë jam një pjesëtar i ri i forcave të armatosura dhe shumëkush mund ta pyesë veten ndërkohë që lexon këtë shkrim se çfarë dua të them.

Siç thashë më lart, jam bërë pjesë e FA rreth një vit më parë sepse na u premtuan shumë gjëra dhe në fakt ajo çfarë gjetëm ishte krejt ndryshe. Vijmë nga rrethet e ndryshme të Shqipërisë për një jetë më të mirë dhe mendojmë të krijojmë një të ardhme, por çfarë gjejmë? Asgjë! Një rrogë prej mbledhësi kanaçesh.

Derdhim djersë, stërvitje, përgjegjësi, fyerje dhe në fund lekët që marrim s’na dalin as për të jetuar. Na premtuan që të paktën të gjithë ata që ishim becare do ti siguronin të ngrënin dhe jetesën në repart, por sapo u bëmë pjesë e FA, na mbajtën një javë dhe na futën shqelmin. Nëse doni të rrini, na thanë, do ju heqim para nga rroga. Kur u rekrutuam na premtuan shumë gjëra po si të gjitha premtimet në këtë vend janë mashtrime.

Askush nuk e ngre zërin pasi të gjithë kolonelët, komandantët e batalioneve i kanë lidhjet dhe vjedhin nga të gjitha anët, ndaj askush nuk e ngre zërin. Dikush që e ngriti e larguan me ceremoni Komandant “Dritan Demiraj”. E dini ku është adresa e ushtarakëve pasi të heqin uniformën? Tek skedina e tek bixhozi. Besoj se po i shikoni lajmet. Shumë vetë po e lënë duke e braktisur ushtrinë e duke marrë një ndjekje penale e një burg i pret. Ja çfarë na ka rezervuar kjo ministre e ky shtet . Faleminderit, ju lutem në rast se e publikoni, anonim pasi përveç pushimit nga puna, më pret burgu në rast se më del emri.

kom1 kom2 kom3


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu