KOMENT/ Ali Ahmeti ose eshte budalla, ose bën budallain

Skandalet me librat shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk janë të paktë, një ndër to është edhe libri i gjeografisë i cili përmban elemente ofenduese dhe ksenofobe ndaj historisë dhe kulturës së shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Libri në fjalë së fundmi u riaktualizua në rrjetet sociale, por nuk ishte hera e pare që ky libër është bërë objekt polemikash në Maqedoninë e Veriut, pasi në të kaluarën respektivisht në vitin 2012, ky libër ishte bëre objekt polemikash mes ish deputeti Izet Zeqiri nga RDK dhe koalicionit të atëhershëem mes VMRO-BDI, ku deputeti Zeqiri kishte kërkuar që të tërhiqen librat shkollor në të cilat ka përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve dhe që kanë të pavërteta shkencore. Poashtu ky libër në media është publikuar edhe në disa raste tjera, ku tregohej për gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, shkruan InfoShqip.

Portali InfoShqip.com bëri një hulumtim për në librin në fjalë dhe  gjetëm të paktën 6 konstatime të pa vërteta dhe kontestuese, të cilat mund ti shihni në vazhdim:

  1. Në faqen 99 në librin në fjalë shkruan: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e Perandorisë Osmane janë bërë shqiptarë. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
  2. Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
  3. Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
  4. Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
  5. Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
  6. Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.

Skandali është edhe më i madh pasi që nga viti 2002, në shumicën absolute të kohës me Ministrinë e Arsimit në Maqedoninë e Veriut  kanë udhëhequr kuadro shqiptare, respektivisht nga Bashkimi Demokratik për Intergim dhe si për tu tallur akoma më shumë me shqiptarët kryetari i Bashkimit Demokratik Ali Ahmeti ditën e sotme në një deklartë për media i mori në mbrojtje ministrat e arsimit që ishin nga radhët e partisë së tij, ku thotë se ish ministrat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Arsimit për dhjetra vite, nuk janë redaktorë dhe lektorë për librave për t’i larguar përmbajtjet fyerëse nga të njëjtat.

Kështu që natyrishit mund të mendohet se: “Ali Ahmeti ose eshte budalla, ose ben budallain”, pasi të udheheqësh me Ministrinë e Arsimit mbi një dekadë dhe problemi me librat që përmbajnë gjuhë fyese është riaktualizuar dhjetra herë në rrjete sociale, në media, madje edhe në parlament por nuk është ndërmarë asgjë për ta zgjidhur, nuk dëshmon asgjë përpos një pafuqi politike dhe kuadro të pa-afta për të drejtuar dhe për të marë përgjegjesi. Kështu që Ali Ahmeti duhet të kërkojë falje gjith shqiptarëve për talljen e ditës së sotshme dhe mos veprimin e tij për ti ndryshuar këta libra gjatë 2 dekadave që është në qeveri.

Pafuqia politike e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmetit është dëshmuar edhe në të kaluarën gjatë regjimit të VMRO, ku partia e Ahmetit nuk kishte asnjë fuqi politike, pasi edhe duke pasur Ministrinë e Arsimit, nuk kishin fuqi të ndryshojnë emrat e shkollave shqiptare në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër e Strugë. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu