KOMENT/ A do jetë Branko Manojllovski kandidati konsensual i BDI-së për president?! (FOTO)

Nëse në zgjedhjet e fundit presidenciale Bashkimik Demokratik për Integrim nuk gjeti një figurë të pranueshme nga Gruevski dhe VMRO-ja për president të Republikës së Maqedonisë, dhe dështoi një premtim të sajin për të pasur shqiptarët presidentin e shtetit, a thua për zgjedhjet e arrdhëshme presidenciale BDI ka gati kandidatin e saj që do kënaqë të dy palët, edhe atë shqiptare edhe maqedonase?

Ditëve të fundit autori Branko Manojllovski, shqiptari ortodoks nga Reka, promovoi librin e tij ku të pranishëm ishin funksionarët më të lartë të BDI-së, përfshi edhe Ali Ahmetin, por libri nuk ka asnjë të veçantë që do tërhiqte vetëm partinë në pushtet, ndërkohë që përfaqësues të partive tjera shqiptare mungonin.

Promovimi i librit u mbajt në hapësirat e këshillit komunal të Gostivarit, ku përveç nikoqirit, Nevzat Bejta, të pranishmëve ju drejtua edhe Ali Ahmeti.

A mos është ky afrimitet i BDI-së një lëvizje për të propozuar Manojllovskin kandidat konsensual për president të shtetit, një shqiptar ortodoks i pranueshëm edhe për maqedonët?/InfoShqip.com

promovimi-librit
Foto nga promovimi i librit të Branko Manojllovskit ku të pranishëm ishin funksionarët më të lartë të BDI-së, përfshi edhe Ali Ahmetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu