Në virgjile të kongresit të parë të Lëvizjes Besa, nënkryetari i i saj, Zeqirija Ibrahimi dorëzoi dorëheqjen e tij të parvokueshme nga pozita e tij në parti. Arsyeja pas këtij vendimi të Ibrhmit, siç qëndron në letrën e tij drejtuar Kryesisë Qendrore dhe Këshillit Qendror të Besës, është për shkak të humbjes së zgjedhjeve në komunën e Çairit, në të cilën komunë, sipas Ibrahimit edhe pse kanë humbur, Besa ka pasur ngritje në numrin e votave.
Por kjo është vetëm arsyeja që i servohet publikut, meqë problemet përbrenda Lëvizjes Besa nuk janë diçka e panjohur.
Me dorëheqjen e Ibrahimit si duket ka filluar të rrëzohet “kulla prej kartave” e Lëvizjes Besa, e cila mezi po qëndronte nga rivalizmi i dy rrymave brendapartiake.
Nga njëra anë krahu i Çairit e në anën tjeter krahu i Tetovës tashmë një kohë të gjatë “tregojnë dhëmbët” njëri tjetrit për të udhëhequr partinë.
Në dorëheqjen e Ibrahimit është cekur se nuk do të konkurojë as për kryetar të partisë gjë që lë të kuptohet se njëri nga kandidatër për kryetar të Lëvizjes Besa do të jetë edhe Skender Rexhepi-Sejdi i cili përkrahet nga krahu i Çairit dhe është nga më të zëshmit kundër Bilall Kasamit.
Nga ana tjetër duke parë mënyrën e politikbërjes së Kasamit, edhe pse Ibrahimi kërkoi që edhe persona të tjerë të partisë të ndjekin shembullin e tij dhe të marrin përgjegjësi për humbjen në zgjedhje, nuk do të heq dorë nga timoni i Besës, dhe do të pretendojë të rikonkurohet për kryetar partie në kongresin që vijon.
Ndryshe kjo ndarje brendapartiake mendohet se ka ardhur si pasojë e lidhjeve të partisë me liderët turk, gjegjësisht lidhjeve të krahut të Çairit me ish kryeministrin turk Ahmet Davutoglu dhe krahut të Tetovës me kryeministrin aktual turk Binaly Yildirim, të cilët, sikurse rrymat e L. Besa, nuk kanë raporte të mira mes vete dhe kanë qëndrime të kundërta sa i përket politikës së jashtme të Turqisë./InfoShqip.com