KOMENT/ Thaçi, presidenti i një shteti me shumicë myslimane, me kushtetutë laike, në zyrën e presidencës mban foto me prijës katolik (FOTO)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, edhe përkundër faktit se Kosova është një shtet laik sipas kushtetutës, dhe përbërja e popullatës së saj është mbi 90% e përkatësisë Islame, nuk i pengon që në murin e zyrës së Presidencës, një nga organet më të larta shtetërore, të var fotografinë e tij me prijës fetarë katolik, transmeton InfoShqip.

Problemet fetare në Kosovë kanë qenë më të polemizuara se në shtetet fqinje, duke marë për bazë kushtetuten laike të Kosovës, disa udhëheqës të institucioneve nuk lejojnë bartjen e uniformave fetare të individëve nëpër këto institucionet shtetërore, në rastin konkret bartjen e mbulesës nga femrat me përkatësi fetare Islame, edhe pse në shtetet fqinje të Kosovës, shtete këto laike, nuk ekziston i njejti problem dhe siecilit i garantohet liria e veshjes dhe e drejta e lirë e vendosjes, ndërkohë që institucione të larta shtetërore bien ndesh me laicitetin e shtetit.

Në fotografinë e mëposhtme do shihni të varur në murin e presidencës një foto të presidentit Thaçi me prijësin fetar të katolikëve, Papën e Vatikanit, ndërkohë që Vatikani nuk e njeh akoma sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës./InfoShqip.com


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu