Komentatori dhe tifozi i famshëm i Milanit, Tiziano Crudelli, ka shpërthyer në lot pas fitores së mbrëmshme të Milanit.
“Rosonerët” morrën tre pikë si mysafirë të Genoas, duke shënuar fitore minimale me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Christian Pulisic në minutën e 87-të.
Në minutat në vazhdim u zhvillua një dram e madhe, pasi portieri i Milanit, Mike Maignan u përjashtua me karton të kuq, dhe në vend të tij u fut Olivier Giroud, pasi që Pioli i kishte kryer të gjitha zëvendësimet.
Sulmuesi francez u tregua vendimtar si portier, duke shpëtuar një rast të pastërt për gol.
Kjo fitore ka bërë Crudelli të “çmendet” në studio duke bërë spektakël me reagimet e tij./IndeksOnline/
Video: