Komenti i Danjës në “Prime” për Ledionin, ndjekësit: “Nuk i thuhet ajo një burri të martuar”

Një moment spontan ka marrë vëmendje në rrjet pas spektaklit të fundit të Big Brother VIP Albania.

Teksa Ledioni ndodhej në studio, Danja i bëri një kompliment të papritur moderatorit:

“O Ledion, je shumë i bukur. Më pëlqen shumë” – i tha Danja me sinqeritet, ndërsa Ledioni reagoi me buzëqeshje: “Vërtet? Faleminderit shumë!”

Por kjo deklaratë “e pafajshme” është interpretuar ndryshe nga ndjekësit e BBVA, të cilët me humor e ironizuan situatën në rrjete sociale.

Shumë prej tyre komentuan se Danja sapo “preu biletën e eliminimit” për të martën, duke iu referuar partneres së Ledionit, Sara Hoxha, si “arsyeja e vërtetë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu