Komisioni për Antikorrupsion me padi ndaj Nazim Bushit, gjatë periudhës zgjedhore ka nënshkruar 189 vendime në MPB

Komisioni Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit do ta denoncojë para organit kompetent ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, sepse gjatë vakumit deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, përkatësisht ministrit të ri të Punëve të Brendshme, ai ka nënshkruar deri në 189 vendime për rishpërndarjen e punonjësve në Ministri. Kjo periudhë konsiderohet si kohë zgjedhore.

Sipas KSHPK-së, Bushi ka shkelur Kodin Zgjedhor, për çka përgjigjet penalisht.

Më 28.6.2024 në Komision ka ardhur një paraqitje nga një paditës që e ka denoncuar Bushin për shkeljen e nenit 34, paragrafi 1 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave dhe nenit 8, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor.

Nga ato 189 vendime të nënshkruara gjatë asaj periudhe, 98 janë për rishpërndarjen horizontale të punonjësve në MPB, ndërsa 68 janë për avancime që kanë implikime financiare në buxhetin e Ministrisë. Ai ka nënshkruar edhe 23 vendime me të cilat janë degraduar në paga më të ulëta po aq punonjës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu