Kompania angleze investon 20 milionë dollarë në Gostivar

Në Komunën e Gostivarit po materializohet një investim kapital nga Anglia me vlerë prej 20 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për kompaninë “PRG Angli”, e cila tashmë ka vendosur të hapë fabrikën pas një viti hulumtim për prodhimin e materialeve biokompatibile me qëllim të hapjes së fabrikës për prodhimin e xeheve në fshatin Balindoll të Gostivarit, njoftoi sot me anë të një komunikate komuna e Gostivarit.
Fillimisht Komuna, siç citohet në njoftim, ia kishte mundësuar hulumtimin kompanisë, dhe ai ka rezultuar me sukses dhe është marrë vendim për planifikim afatgjatë të prodhimit në territorin e Komunës së Gostivarit.

Për këtë qëllim, sot kryetari i komunës Nevzat Bejta priti kryeshefin ekzekutiv të kompanisë “PRG Angli”, Raymond Power, i cili u falënderua për mbështetjen e parezervë në realizimin e këtij investimi.

Kompania “PRG Angli” tashmë ka bërë certifikimin e fabrikës dhe prodhimit. Në nivel botëror, aktualisht janë të certifikuara vetëm 29 fabrika të këtij drejtimi industrial, thuhet në komunikatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu