Kompania teknologjike Dell, ka njoftuar të shtunën për ndërprerjen e të gjitha operacioneve ruse, shkroi Reuters

Dell tha se ka ndërprerë operacionet ruse pasi mbylli zyrat e saj në mes të gushtit, duke u bërë kështu njëra prej markave perëndimore që do të largohen nga Rusia.

Firma kompjuterike amerikane, furnizues jetik i serverëve në Rusi, është bashkuar me të tjerët në kufizimin e operacioneve që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Dell pezulloi shitjet në Ukrainë dhe Rusi në muajin shkurt, duke thënë se do të monitoronte situatën për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

“Në mes të gushtit, mbyllëm zyrat tona dhe ndërpremë të gjitha operacionet ruse”, tha zëdhënësi i Dell, Mike Siemienas. “Që në shkurt, morëm vendimin për të mos shitur, shërbyer apo mbështetur produktet në Rusi, Bjellorusi dhe rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës”, ka shtuar ai.

Ministria ruse e industrisë ka njoftuar të premten se shumë prej studiuesve dhe inxhinierëve që punojnë për Dell në Rusi u janë ofruar tashmë vende të reja pune.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu