Gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut “Samsung Electronics” nuk do të prodhojë më telefona celularë në Kinë. Ky vendim vjen një muaj pasi Samsung ndërpreu prodhimin në një fabrikë në qytetin jugor të Huizhout dhe disa muaj pasi pezulloi prodhimin në një fabrikë tjetër.
Përmes një deklarate, kompania njoftoi se ky vendim është marrë për shkak të konkurrencës nga rivalët vendas, në tregun më të madh në botë duke shtuar se megjithatë ata do të vazhdojnë shitjet e pajisjeve të tyre në Kinë.
Fabrika që do të mbyllet është ndërtuar më 1992, ndërsa mediat raportuan se aty punonin rreth 6.000 persona të cilët do të mbeten pa punë.
Vitet e fundit Samsung ka zgjeruar prodhimin e pajisjeve në vendet me kosto më të ulët, si India dhe Vietnami por sidoqoftë ky vendim pason atë të disa prodhuesve të tjerë, që zhvendosën prodhimin e tyre nga Kina për shkak të rritjes së kostove dhe ngadalësimit ekonomik.