Komuna e Tetovës ka shpallur konkurs nga sfera e artit pamor, me rastin e festave të nëntorit, duke dashur që të nxisë dhe promovojë krijimtarinë autentike, njofton Telegrafi Maqedoni.
Konkursi organizohet në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve figurativ të qytetit të Tetovës dhe është i hapur për të gjithë artistës. Punimet duhet të jenë të lidhura me simbolikën e 28 nëntorit.
Tre më të mirët do të shpërblehen, ndërkaq konkursi është i hapur deri më 22 nëntor./Telegrafi/