Komuna e Zhelinës pastroi rrugët pas presionit të bëre nga BESA

Menjëherë pas presionit të djeshëm të Lëvizjes BESA në komunën e Zhelinës, komuna e Zhelinës (edhe pse me shumë vonesë) sot ka pastruar rrugët e fshatrave malore, banorët e të cilëve disa ditë ishin të bllokuar thuajse totalisht. Nga Lëvizja BESA thonë se, “banorët e këtyre fshatrave janë shprehur shumë mirënjohës dhe të kënaqur pas Reagimit tonë drejtuar autoriteteve të komunës së Zhelinës të cilët pas tre ditëve nga bllokimi, detyruam të pastrojnë borën në fshatrat si Merovë, Sallarevë dhe Cerovë. Na vjen keq që obigimet e komunës çdoherë duhet t’i inicojmë dhe alarmojmë ne. Intervenimet e këtilla Komuna duhet ti realizojë menjëherë pa mos u vonuar as edhe një ditë të vetme, e lere më disa ditë”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu