Komuna Karposh: Ndotja vjen nga Kosova

Fabrika e çimentos në Kaçanik është fajtori kryesor për ndotjen enorme në Shkup dhe sidomos në komunën e Karposhit ku gjatë fundjaveës është matur ndotje 20 herë mbi normalen – akuzojnë nga komuna e Karposhit, përcjell Zhurnal.

Gjatë fundjavës janë regjistruar 1218 mikrogramë për metër kub të grimcave PM10, ndërsa disa qytetarë kanë fotografuar pamje të mjegullës që zbret nëpërmjet luginës së limut Lepenec.

Nëpërmjet një deklarate, komuna e Karposhit kërkon nga autoritetet ta gjejnë ndotësin më të madh dhe të marin masa për parandalimin e ndotjes së mëtutjeshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu