Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare kanë rënë në pah disa rezultate befasuese. Disa komuna me popullësi shumicë shqiptare, disa nga të cilat me mbi 90%, forcë e parë politike del partia maqedonase LSDM.
Kështu, në Haraçinë, një komunë me shumicë të theksuar shqiptare, LSDM ka fituar 38% të votave. Në Çair 25.1% e votuesve e kanë votuar LSDM-në e cila renditet e para, ndërsa forca e dytë dhe e tretë janë BESA dhe BDI.
Edhe komuna Studeniçan ku jetojnë 80% shqiptarë dhe vetëm 2% maqedonas – LSDM ka dalë forcë e parë me 28.9%. Në Strugë gjithashtu LSDM kryeson me 26.2%, ndërsa në Kërçovë e para del VMRO-DPMN me 34,1% – informon Zhurnal.
Në komunat Gostivar dhe Dibër LSDM-së i mungojnë vetëm disa vota në krahasim me BDI-në për të dalë forcë e parë.
Arsyet e ketyre rezultateve janë 2: përçarja e votës shqiptare në 4 parti dhe votimi në masë i shqiptarëve për LSDM-në, numri i saktë nuk mund të dihet por llogaritjet shkojnë deri në 70 mijë shqiptarë që kanë votuar partinë maqedonase.