Komunikatat e firmosura kinse nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në të cilat kinse merret përgjegjësi, nuk duhet të publikohen në media. Ata bëjnë më shumë dëm sesa dobi në këtë situatë të tensionuar që po kalon Maqedonia, ka vlerësuar, analisti politik, Albert Musliu.
“Përmes e-mail adresave dhe rrjeteve sociale çdo kush mund të prezantohet rrejshëm se është UÇK-ja apo dikush tjetër. Çdo paraqitje pa verifikim të komunikatave, pa emër dhe mbiemër, ata janë më shumë të dëmshme,sesa të dobishme për situatën aktuale në Maqedoni. Andaj mediat nuk duhet t’i publikojn, tha Musliu duke shtuar se ajo komunikatë mund të jetë e lëshuar nga pushteti, por mundet edhe nga vetëm një njeri.
“Edhe unë mund përmes një profili të pavërtetë mund të shkruaj një komunikat. Me rëndësi është të konfirmohet personi i saktë se kush qëndron pas një dokumenti dhe pastaj të publikohet nga ana e mediave”, tha mes tjerash, analisti, Albert Musliu.
Nga ana tjetër, analistët vlerësojnë se komunikatat e gjoja UÇK-së dhe kinse sulmet e realizuara janë tentativë për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit nga kriza politike dhe nga puna e Prokurorisë Speciale e cila heton keqpërdorimet që i ka bërë pushteti.
Analisti, Agim Jonuz vlerëson se kushdo që qëndron pas këtyre skenarëve, po bën lojëra shumë të rrezikshme me marrëdhëniet ndëretnike, për llogaritë e tyre politike.
“Është e qartë botërisht se kur një organizatë terroriste ka ndërmend të vendosë bombë, ata vendosin bombë dhe gjithçka fluturon në ajër. Nëse dikush vendos bombë për të frikësuar, me paramendim që të mos ketë viktima dhe të jetë vetëm paralajmërim, atëherë është e parëndësishme të flitet a bëhet fjalë për akt terrorist apo për frikësim. Secili mund të frikësojë. Proverba e vjetër “Divide et impera” thotë “përça dhe sundo”. Përçarja në Maqedoni mund të bëhet në shumë baza, ja dy elementaret: ndëretnike dhe ndërfetare. Atë moment kur i gjykon si kundërshtarë, i grupon dhe i përfytyron këto sulme si sulme të UÇK-së, me automatizëm vendos një etnitet kundër vetes. Nëse dikush luan me këtë gjë, luan me çështje shumë të rrezikshme”, tha Agim Jonuz, analist.
Kjo organizatë fantome internet përveçse këtyre sulmeve mori përgjegjësinë edhe për granatimin e Qeverisë vitin e kaluar dhe sulmet me bomba në afërsi të stacioneve policore në Tetovë dhe Kumanovë. Këto sulme kishin kaluar pa viktima dhe pa dëme materiale.
ANGELLOV: Qeveria e Gruevskit ka paguar 2 milionë euro për të provokuar konfliktin ndëretnik
Me datë 4 Prill të vitit 2015-të, në një fjalim të mbajtuar teksa protestonte para RTVM-së, kryetari i partisë Dinjiteti, Stojançe Angellov, pati deklaruar se Qeveria e Gruevskit ka paguar 2 milionë euro për të provokuar konfliktin ndëretnik.
Dhe duket se kjo akuzë në adresë të qeverisë është e vërtetë.
Fillimisht, me 21 prill, disa persona “morrën” në kontroll pikën kufitare në Gushincë të Likovës, dhe më pas kur iki policia atje ata kishin ikuar dhe nuk u gjetën më ndërsa hapi i dytë, ishte ai i sotmi i sulmit në Kumanovë.
Pa bërë më shumë komente, ju sjellim fjalimin e Stojançe Angellov të datës 4 prill:
“Dikush në vendin tonë ka bërë një plan monstruoz për konflikt ndëretnik dhe kemi informacion se u janë dhënë 2 milion euro shqiptarëve të cilët nuk kanë lidhje me UÇK-në. Detyra e tyre ishte të paraqiten si UÇK dhe të bëjnë vrasjen e disa pjesëtarëve të policisë apo të ushtrisë dhe të shkaktojnë konfliktit ndëretnik.Dikush tjetër ka përgatitur një skenar të tillë, për atë dola me këtë deklaratë, ditët e ardhshme mundet të ketë përshkallëzim të situatës, por këtë gjë nuk e lejojmë”, ka thënë më datë 4 prill kryetari i “Dinjitetit”, Angellov.
Maleski: Mungesa e kontrollit ndaj shërbimit sekret prodhon diktator si Gruevski
Profesor Denko Maleski permes një shkrimi tij kohë më pare ka komentuar për pozicionin e shërbimit sekret të Maqedonisë, si një shërbim i kontrolluar nga partia në pushtet, transmeton zhurnal.mk.
“Prodhim i mos kujdesit dhjetë vjeçar për vlerat e demokracisë në krizën në të cilën gjendemi, ngadalë po e kuptojmë se është kusht për t`u vendosur nën kontroll shërbimi i sigurimit si dhe sistemi i tërësishëm politik ë bazohet në kritere evropiane të demokracisë e jo në kritere tona.
Pasi që, policia e fshehtë është vetëm pjesë nga tërësia e një sistemi politik ,dhe do të jetë e tillë si është edhe politika.
Nëse zgjedhim një shoqëri në të cilën pushteti në të gjitha nivelet e vendosjes politike është nën kontrollin demokratikë, nëse përmes lirisë së shprehjes dhe lirive tjera bazike të personalitetit, lirisht formulohen dhe afirmohen alternativat politike për gjithçka, madje edhe për punën e policisë së fshehtë nëse kemi një garë të lirë dhe pa dhunë midis liderëve politik për zgjedhje të lira dhe demokratike, mund të presim që edhe puna në shërbimet e fshehta, ndaj të cilës duhet kontroll demokratik, të ndryshohet.
Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, Maqedonia edhe më andej do të ngele shkollë për diktator të cilët lindin gjithandej, jo vetëm në politikë, diktator të cilët në pozicionet që po i mbajnë kanë ardhur përmes rrugëve të dyshimta, duke i lidhur me të ngjashëm si ato. “, ka shkruar ndërmjet tjerash Maleski, transmeton Zhurnal./InfoShqip.com