“E ardhmja e energjetikës – ku takohen Maqedonia dhe BE-ja”, është titiulluar konferenca që do të mbahet sot në BE-info qendër në Shkup, në organizim të OJQ “Analitika”, me partnerët “Eko-vetëdija” dhe “Front 21/42”.
Në konferencë do të prezantohen udhërrëfimet rajonale për zhvillimin e sektorëve energjetikë në Evropën Juglindore të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, BeH-së, Malit të Zi dhe Kroacisë. Ideja, kumtojnë nga “Analitika” është që të tregojmë se është e mundur alternativa nga gjendja aktuale, e cila është e gjelbër, e qëndrueshme dhe do ta ndihmojë ekonominë.
Qëllimet e këtij projekti, mes tjerash, janë krijimi i politikës alternative për energji të qëndrueshme për EJL-në përmes krijimit të modeleve dhe skenareve energjetike dhe ngritja e vetëdijes për ndikimin e politikave vijuese energjetike në krahasim me politikat alternative të karbonit të ulët mbi qyttarët aktualë dhe të ardhshëm përmes përfaqësimit dhe vëzhgimit strategjik.