Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka thënë se ushtria e tij e ka kapur një qytet kyç në rajonin separatist Nagorno-Karabakh. Ai në një fjalim televiziv ka thënë se forcat azerbajxhanase kanë marrë Shusha, i njohur si Shushi në armenisht.
Zyrtarë të Armenisë megjithatë e kanë mohuar lajmin duke thënë se luftimet janë ende duke vazhduar. Kapja e këtij qyteti me rëndësi strategjike do të ishte një fitore e madhe për Azerbajxhanin. Kujtojmë se Nagorno-Karabakh është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por drejtohet nga armenët etnikë të mbështetur nga Qeveria e Armenisë.