Konjufca: Qindra njerëz në Serbi po ushtrojnë dhe po përgatiten për një sulm në Kosovë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca është shprehur se ka informacione të sakta se me qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

Por, megjithëse, Konjufca thotë se institucionet e sigurisë të Kosovës janë në vigjilencë dhe të gatshme për një sulm të tillë, njofton Klankosova.tv.

“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë”, u shpreh Konjufca.

“Por në jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu