SPB Tetovë dhe DPB Gostivar kanë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike në Tetovë e Gostivar, ku në 16 prej tyre janë konstatuar parregullsi, ndërsa 2 në Tetovë janë mbyllur.
“Më datë 19.03.2025, nga ora 10.00 deri në orën 15.00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe DPB Gostivar, në bashkëpunim me përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, kanë kryer aksione kontrolli dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara që kanë për qëllim kryerjen e aktiviteteve për ndërhyrje në veprimtari të kundërligjshme kriminale që kryhen nga objektet hotelierike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, me synim prioritar të frenimit të tregtisë së paligjshme të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që kryejnë veprimtari hotelierike dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Janë kryer kontrolle në 16 objekte hotelierike (TE-10 dhe GV-6), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe ndaj tyre do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHT dhe DMSH, ndërsa në Tetovë nga ISHT janë mbyllur dy objekte hotelierike”, thuhet në raportin e policisë.