Rreth 620 kilogram mish janë asgjësuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
Ushqimi I asgjësuar ishte zbuluar gjatë inspektimeve të jashtëzakonshme që janë bërë në 191 mishtore dhe shitore tjera të specializuara për shitje të mishit.
Gjatë kontrolleve veterinarët kishin zbuluar se mishi i ngrirë që nuk ka qenë I shënuar e që shitej, nuk ka përmbushur kriteret higjienike dhe ka patur deklaratë jo të plotë të prodhimeve kurse janë gjetur edhe prodhime që shiteshin por që nuk janë miratuar.
Gjithashtu, sipas Agjencisë për Veterinari, tek disa subjekte ka patur punonjës pa kontrolle të obligueshme mjekësore dhe pa pa njoftim në Agjenci për ndërprerjen e punës.
Për parregullsitë e konstatuara, AUV ka shqiptuar 29 vendime për mënjanimin e tyre.
Nga Agjencia për Veterinari thonë se janë shqiptuar edhe vërejtje për tre operatorë të ushqimit, kurse 14 janë dënuar me të holla. /tvklan.mk