Kopshtet e fëmijëve në Strugë pa kuadër profesional, Limani: Është pamundësuar për shkak të mosemërimit të drejtorit nga ana e kryetarit të komunës

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve, Fatmir Limani thotë se punësimi i kuadrit profesional në kopshtin “8 Marsi” në Strugë është pamundësuar për shkak të mosemërimit të drejtorit nga ana e kryetarit të komunës, Ramiz Merko, sepse me vetë atë që nuk ka autorizuar persona në institucionin publik përkatësisht drejtor, nuk ka mundësi për punësim të kuadrit sipas asnjë baze.

Nga Ministria informojnë se është kryer mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese dhe se nga 30 korriku i këtij viti nuk ka emëruar ushtrues detyre apo drejtor.

“Me qëllim të informimit të saktë të opinionit për gjendjen me IPKKF “8 Marsi”, Komuna e Strugës, si dhe për të parandaluar përhapjen e dezinformatave që e cenojnë reputacionin dhe punën e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, si dhe punën e vetë Ministrisë, i njoftojmë qytetarët se inspektorët nga Njësia e mbikëqyrjes inspektive për mbrojtjen e fëmijëve pranë Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në IPKKF “8 Marsi” Komuna Strugë dhe kanë konstatuar se kujdesen fëmijët me kapacitet të reduktuar në kopsht nga dt. 30.07.2024 dhe se nuk ka as ushtrues detyre dhe as drejtor”, ceket në kumtesën nga Minstria.

Nga atje sqarojnë se si rrjedhojë e kësaj, Ministria ka mbikëqyrur punën e organeve komunale, përkatësisht kryetarit të komunës së Strugës, obligim ligjor i të cilit është emërimi i ushtruesit të detyrës, përkatësisht emërimi i drejtorit të institucionit parashkollor dhe ka marrë udhëzim që menjëherë të veprojë në përputhje me kompetencat e tij në sferën e mbrojtjes së fëmijëve, sepse situata e shkaktuar ka penguar funksionimin aktual të institucionit parashkollor.

“Me faktin se nuk ka person të autorizuar në subjektin juridik (institucion publik), respektivisht drejtor, nuk ekziston mundësia e punësimit të personelit mbi asnjë bazë. Sipas dispozitave për mbrojtjen e fëmijëve, kryetari i komunës është i vetmi kompetent për të caktuar drejtorin, përkatësisht komuna si themeluese e institucionit parashkollor. Ndaj, pretendimet e partisë politike ‘E Majta’, se ministri Limani i ka lënë pa personel kopshtet në Strugë, publikuar në media, janë vetëm një përpjekje e pasuksesshme për zhvlerësimin dhe grumbullimin e pikëve politike të opozitës. Po ashtu, të pasuksesshme kanë qenë edhe akuzat e kryetarit të Komunës së Strugës, i cili fajin për gjendjen e ka hedhur në Ministri”, shtohet në kumtesë.

Nga partia politike E Majta sot akuzuan se ministri Limani i ka lënë kopshtet e Strugës pa kuadër profesional.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu