Koret raciste të tifozëve: Kosova është Serbi! Ja reagimi i gazetarit (VIDEO)

Situatë e tensionuar u regjistrua para përballjes mes Anglisë dhe Serbisë të zhvilluar në stadiumin e Shalkes.

Si të mos mjaftonin përplasjet jashtë impianit sportiv, brenda tij nuk munguan koret raciste, teksa ato që dëgjoheshin më së tepërmi ishin thirrjet: “Kosova është Serbi”.

Gazetari Arlind Sadiku, i cili teksa po raportonte direkt, poshtë tribunës ku qëndronin tifozët serbë, në momentin e thirrjeve, “Kosova është Serbi”, është kundërpërgjigjur me një gjest, që i ka shfazuar edhe më shumë huliganët serbë.

Ai ka formuar shqiponjën dykrenare me duar, duke mos iu trembur aspak reagimeve brutale të serbëve.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu