Nga viti 1982, Toshe Koshinovski ka nisur me punë në shërbimet e sigurimit. Prej më shumë se tridhjetë vite ai është njëri prej personave kryesor në operacione. Ai ndoshta është shembulli i vetëm që ka punuar në tre shërbime sekrete në Maqedoni, Drejtorinë për siguri dhe kundër zbulim, Agjencinë për zbulim dhe zbulimin ushtarak. Gjithmonë ka qenë në pozita drejtuese dhe vlen për një njeri që ka shumë informacione.
Pasi që në pushtet erdhi VMRO-DPMNE-ja, ai dy vite, përderisa Lazar Elenovski ishte ministër i mbrojtjes e ka mbajtur pozicionin e tij në zbulimin ushtarak, por nga viti 2007 kanë nisur tentimet për diskreditimin e tij, pasi që ka shumë informacione, sidomos për përfshirjen në krim të përfaqësuesve të lartë të pushtetit. Fillimisht kanë tentuar që fizikisht ta likuidojnë, dhe në fund edhe kanë ngritur një aktakuzë për spiunazh.
Në rastin ‘Spiun’ të cilin e mori Prokuroria Speciale Publike, Koshinovski është i gjykuar me tre vite burg, por vendimi nuk është i plotfuqishëm.
Edhe pse pritej, në seancën publike në Gjykatën e Apelit, PSP, megjithatë nuk kërkoi që dosja ‘Spiuni’ të kthehet në rigjykim, por vetëm sugjeronte uljen e dënimeve për Marjan Efremov, Cvetan Damjanovski dhe Goran Stojkov, përderisa për Vane Cvetanov, Kire Sokolov dhe për Toshe Koshinovski përdori një formulim të habitshëm, kërkoi uljen e dënimit deri në kufirin e dënimeve me kusht, shkruan fokus.mk
Plani i qeverisë d.m.th. pati sukses dhe Koshinovski në vitet e fundit është jashtë shërbimeve. Në intervistën e parë për gazetën Fokus ai tregon se pse Mijalkov iu është hakmarrë, si dhe si është vendosur në rastin ‘Spiun’, çka di për krimin e pushtetit dhe se si një biznesmen i njohur grek i përmendur në Shkup si dëshmitar i mbrojtur, e ka luajtur rolin kundër tij.