Kosova apel shqiptarëve në Maqedoni: Bëhuni bashkë që të jeni zëri i shqiptarëve në Kërçovë

Maqedonia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni më 11 dhjetor.

Këto zgjedhje pritet të jenë vendimtare edhe për fatin e shqiptarëve atje.

Siç raportoi së fundmi zhurnal, LSDM-në dhe VMRO-në po synojnë të bëjnë koalicion më qëllim marrjen e Kërçovës dhe Strugës në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin maj.

Ndërkohë partitë shqiptarë në Maqedoni vazhdimisht kritikohen për mungesë bashkëpunimi dhe mosarritjen e një uniteti të përbashkët.

Deputet dhe gazetar nga Kosova u bëjnë apel partive shqiptare në Maqedoni që t’i lënë interesat personale dhe të bëhen bashkë, që të jenë zëri i shqiptarëve në Maqedoni.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Nait Hasani në një prononcim për “Zhurnal”, shprehet i bindur se shqiptaret mund të jenë faktor i fuqishëm në Maqedoni nëse bëhen bashkë.

“Ato janë të përçara dhe shume keq të qara mes vete sa kjo është e pamundshme të arrihet sot në këto parti.

Prandaj mendoj se me teke nuk ecet në politikë. Kërkoj që të bëhen bashkë këto parti dhe të tregojnë fuqinë e kombit shqiptar në Maqedoni.

Mund të jenë ata që të drejtojnë një nga tre resoret politik atje Kuvendin, Qeverinë apo Presidentin, nëse do të jenë bashkë.

Uroj që të arrijnë të unifikojnë interesat dhe qëndrimet politike shqiptare partitë politike shqiptare”, përfundoi Hasani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu