Kosova i ka ngatërruar miqtë dhe armiqtë!

Kosovës jan duke i ndodhur gjëra nga më të çuditshmet, sepse të atillë – të llojit të veçantë – ajo i ka edhe burrështetasit. Kosova përballet me rrezikun që t’i ngatërroj miqtë dhe armiqët dhe të tregohet mosmirënjohëse ndaj atyre që i janë gjendur pranë edhe kur akush nuk ia dëgjonte klithmat. Pastaj, duke pasur burrështetas që nuk respektojnë asnjë ligj apo miqësi përpos asaj që ata i mbanë në pushtet, ka rrezik që Kosova t’i përcaktojë shtetet mike varësisht nga dipsonimit ditor i elitave politike dhe i opinionistëve që profesion të vetëm kanë mbrojtjen e vlerave perëndimore nga rreziiku lindor.

Kështu që duhet thënë se tjetër gjë është të kesh mos durim ndaj “x” apo “y” lideri shtetëror, madje tolerohet edhe nëse ndonjë burrështetas të huaj edhe e urren. Mirëpo, vreri ndaj Erdoganit nga disa qarqe mediatike shqiptare, lehtësisht mund të interpretohet edhe si vrerë ndaj agjendës së tij me tone të theksuara të besimit Islam.

Rrjedhimisht, disa islamofobëve shqiptarë që mendojnë se gjithçka e keqe vjen nga Lindja, e gjitha të mirat nga Perëndimi, Erdogani u shërben si ambalazhë e mirë për ta shfryrë helmin e vërtetë që e kanë ndaj islamit.

Të komentosh politikat e Erdoganit kur nuk ke pasur guxim një fjali ta thuash për politikat e burrështetasve shqiptarë, nuk është tjetër pos urrejte patologjike dhe irracionale që bazën e ka më së paku në njohuri, e shumë më tepër në ngjizjen e hershme në fëmijëri.

Por, e thamë Kosova qëmoti ngjan në stadium ku pak rëndësi ka loja që zhvillohet në raport me zhurmën e spektatorëve që krijohet. Andaj edhe ndodhë që një ‘mendjendritur’ që i qante me lotë deportimin e shtetasve turk, dikur kërkonte me ngulm deportimin e disa aktivistëve politik të Vetëvendosjes nga Shqipëria.

Ai dhe të ngjashmit që u deklaruan haptazi pro qeverisjes Haradinaj, janë të detyruar të heshtin kur kryeministri i Kosvës i thotë atij të Shqipërisë – hesht, shikoj punët e tua!

Një “kryeministër i sporteve të rënda”, nuk është çudi që një ditë t’i mbushet mendja t’i matë muskujt edhe me ShBA’të, siç ishte rrahur dikur me rusët.

Turqia është “kafshatë e vogël”, për njeriun që rrogën vetes ia rriti pse dëshiron të blejë kravata, ndërsa në paraqitjet publike fjalia më e shpeshtë që e përdorë është “nuk di”!

Po pra, në Kosovë ndodhë edhe e pamundura: që qeveria e cila ngecë në fushën e njohjeve të shtetit, është duke arritur suksese të dukshme në humbjen e miqësive dhe alenacave të mëparshme. Një aleat gjeo-strategjik si Turqia nuk do të duhej të humbej edhe sikur Greqia dhe Vatikani ta garantonin njohjen! E, lëre më për “mend të kokës”!

Por ku ta dish: mbase ky mund të jetë momenti kur bien maskat. Siç i ra maska klerikut i cili në vend që të dërgonte mesazhe paqeje e tolerance, ndërhyri në politikë. Pra siç i ndodhi Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji i cili duke i goditur zyrtarët e vendit që i kanë dorëzuar në Turqi gjashtë shtetasit turq, na paralajmëroi rrezikun se “këta që kanë pre mikun në besë dje, nesër do të jenë të gatshëm ta dorëzojnë edhe kryeministrin”.

Dhe, askush nuk i tha këtij kleriku se nuk ka çfarë ndërhynë në politikë. Nuk i thanë sepse mbi kokën e tij nuk është qallma e hoxhës! Këtu zënë rrënj edhe standardet e dyfishta për laicizmin e shtetit, derisa një maskaradë e tillë transmetohet drejpërdrejtë në televizionin shtetëror.

Dhe tani ecë e mos u thuaj disave: mjaft përfituat nga mbrojtja e Perëndimit nga Lindja dhe mjaft u viktimizuat në emër të pakicës. Nëse toleranca ndërfetare mbizotëron ne Kosovë, kjo është arritur falë shumicës absolute – mirëkuptimit të myslimanëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu