Kosova është renditur e 15-ta në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C për femra U20, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore. Në ndeshjen për vendin e 15-të, vashat e Kosovës kanë mundur Armeninë me rezultat 64:70 (16:15, 22:24, 12:14, 14:17).
Dardanet kishin epërsi të lehtë në këtë sfidë, që e ngritën në dhjetëminutëshin e fundit, duke shkuar drejt fitores dhe kështu ndodhi, duke fituar me gjashtë pikë dallim 64:70 dhe u renditën të 15-tat nga 18 kombëtare në këtë garë.
Ndaj Armenisë u dalluan Agnesa Rrahmani me 31 pikë dhe shtatë kërcime dhe Diellza Dekaj me 14 pikë e 11 kërcime.