Kosovari i Shqipërisë tregon historinë përlotëse nga lufta e Kosovës

Azdren Llullaku si shumë shqiptarë të tjerë ka në historinë e jetës së tij pjesë të pandarë emigrimin. Në moshën 12-vjeçare ai bashkë me familjen u larguan nga lufta në Kosovë dhe udhëtuan me gomone si emigrantë drejt Barit në Itali.

Prej 15 vjetësh familja e Llullakut jeton në Tarzo të Italisë, një provincë në veri pranë Trevizos, ndërsa futbollisti vazhdon karrierën e tij në Rumani.
Një media lokale e Trevizos i ka kushtuar vëmendje mesfushorit të kombëtares shqiptare dhe historisë së tij, duke qënë se ai mund të jetë një nga ata që do të zbresin në fushë ndaj Italisë më 24 mars 2017 në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

 “Ëndërroj të jem në fushë atë ditë dhe gjithashtu që një ditë të kthehem të luaj në Itali, duke qënë se jam në fundin e kontratës”, është shprehur Llullaku.

“Në vitin 2000 erdha në Bari me gomone, më pas jetova 10 muaj në Gjermani te një i afërm, por duke qënë se bashkë me familjen ishim të regjistruar si refugjatë lufte, na kthyen në Itali dhe na caktuan të jetonim në Tarzo. Talentin tim në futboll e vunë re ekipet lokale të zonës duke më parë teksa luaja kalçeto, dhe aty filloi karriera ime”, shtoi mesfushori.

azdren


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu