Kandidati për kryeministër të koalicioni AAK-NISMA-Konservatorët, Ramush Haradinaj votoi në orën 9:00 në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë.
“Ka filluar mirë dhe informatat janë që në të gjithë vendin ka filluar procesi Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë, i bëj thirrje të gjithë qytetarëve dilni me votu vota juaj ka vlerë vetëm në kuti e Kosova ka nevojë për votën ë juaj pra na priftë e mbara e suksese së bashku”, tha Haradinaj.