Kotzias:“Protesta nuk ka ndikim në negociatat për emrin”

Proteta për çështjen e emrit të Maqedonisë që u zhvillua të dielën, në Selanik nuk do të ndikojë në negociatat me Maqedoninë, deklaroi dje në Bruksel, ministri i Jashtëm grek,  Nikos Kocijas.

”Pjesëmarrja e madhe në protestë ishte një pasqyrim i funksionit të demokracisë greke dhe i shqetësimit për shumë shtetas grekë që ndonjëherë krahasojnë gabimisht negociatat për emrin e Maqedonisë me fatin e Maqedonisë greke, dhe ky ishte një manifestim që zhvillon më tej format e diskutimeve publike, ndonjëherë të drejta, ndonjëherë jo.

Nuk besoj se kjo protestë mund të ushtrojë ndonjë ndikim mbi negociatat për çështjen e emrit dhe irredentizmin e Maqedonisë”, ka shtuar Kocijas./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu