Krasniqi e LDK-së Kurtit: Në kulmin e krizës dhe inflacionit, kryeministri flet me mburrje për rritje ekonomike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka reaguar kryeministrit Kurti pasi në mbledhjen Këshillit të Përgjithshëm të Vetvendosjes ka folur edhe për rritjet ekonomike të vendit.

Ajo ka thënë se në kulmin e krizës kur pagat e pensionistëve nuk mjaftonë as për medikamente bashë atëhere Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike.

Në kulmin e krizës dhe inflacionit, atëherë kur paga e një pensionisti nuk mjafton as për medikamentet e nevojshme, kur paga e punonjësit privat nuk e mbush shportën e konsumit mujor, kur paga e mjekut, policit dhe ushtarit nuk mjafton për faturat e larta të energjisë elektrike dhe altrnativë është braktisja e vendit për të siguruar ekzistencë, bash atëherë Kryeministri Kurti del dhe flet me mburrje për rritje ekonomike”, ka thënë Krasniqi.

Ndërsa ka shtuar se kjo është “Hipokrizi dhe tallje me popullin, ndryshe kjo nuk mund të quhet!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu