Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Tajip Erdogan do të udhëtojnë javën e ardhshme në Teheran, ku do të zhvillojnë edhe një takim trepalësh me presidentin iranian Ebrahim Raisi.
Takimi i presidentëve të Rusisë dhe Turqisë do të zhvillohet të martën e ardhshme, njoftoi Kremlini. Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Putinit jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Atij i parapriu një udhëtim në Azinë Qendrore në fund të qershorit.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Putin do të marrë pjesë në seancën trepalëshe të të ashtuquajturave bisedime të Astanës për Sirinë.
Siç është sqaruar, gjatë vizitës presidenti rus do të ketë një takim të veçantë me Erdoganin. Për momentin, Perëndimi ka vetëm një kontakt me Putinin, atë nëpërmjet Erdoganot, i cili në këtë rast, si anëtar i NATO-s dhe aspirant për në BE, është një “urë” mes Lindjes(ruse) dhe Perëndimit.
Pak vite më parë, vetë Turqia do sprovohej nga një krizë e rëndë me Rusinë, për shkak të një incidenti ajror, ku forcat turke qëlluan dhe rrëzuar një avion ushtarak rus, por me një finesë diplomatike, Erdogan dhe Putin “ulën armët” dhe krijuan një partneritet, i cili vjen si “dritë në fund të tunelit” në krizën e sotme ku është zhytur bota. Për momentin, Erdogan është shpresa e vetme që Putin të mendojë për paqe ndërsa i ka hyrë një lufte me llogaritë e tij të bëra prej sa ka marrë pushtetin në Rusi, ky synim është gjynjëzimi i Perëndimt dhe kthimi i lavdisë së ish-BRSS së shpërbërë në ‘90-ën.