“Edhe një tjetër investim i huaj në Maqedoninë e Veriut. Ndërmarrja turke Purplast do të ndërtojë një fabrikë në Bunarxhik.
Do të jetë një furnizues i Van Hool, duke prodhuar maska dhe pjesë plastike për autobusët e tyre. Investimi i përgjithshëm do të jetë 12 milion euro dhe do të punësohen gjithsej 300 persona.
Purplast zgjodhi Maqedoninë e Veriut në konkurrencë nga pesë vende, që do të thotë se masat tona po japin rezultat.” – thotë Bekteshi