Kreshnik Spahiu dhe Ziadin Sela binjakëzojnë dy aleancat

Kryetari i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu dhe kryetari i degës së PDSH në Strugë të Maqedonisë Ziadin Sela kanë binjakëzuar dy aleancat shqiptare.

Në një status në Facebook, Kreshnik Spahiu shkruan se objektivi i katër viteve të ardhshme është që Maqedonia të ketë për herë të parë një Kryeministër shqiptar.

Ja çfarë shkruan Kreshnik Spahiu:

SHKUP: Ziadin Sela dhe Kreshnik Spahiu binjakëzojnë dy Aleancat KuqeZi & Shqiptare. Qindra aktivistë kuqezi i bashkohen në Maqedoni Aleancës. Pritet një qeveri e re dhe e gjerë mbarë shqiptare. Objektivi: Për 4 vitet e ardhshme për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe Shkupi të flas shqip! Proud to be albanian


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu