Krisma armësh, një person me plagë të rënda dhe ndjekje me vetura, janë shënuar të hënën në mbrëmje në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas policisë, mbrëmë (16.01.2017) rreth orës 18 e 10 minuta në rrugën numër 7 në këtë fshat, 29 vjeçari Sh.A . ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave M.N. (44) dhe M.SH. (51) nga i njëjti fshat. Me këtë rast. M.N. ka marrë plagë të rënda në stomak, dorë dhe në këmbë. Fillimisht ai është dërguar në Poliklinikën në Draçevë ku i është dhënë ndihma e parë, e më pas me veturë të ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën e Urgjencës, transmeton Gazeta Lajm. Sipas policisë, shkak për këtë incident ka qenë zënka që kanë pasur me familjen e personit Sh.A. ditën e njëjtë. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip policor për të hetuar rastin.