KRRE vendosi: Ja sa përqind do të shtrentjohet rryma në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski theksoi se nga 1 janari çmimi i energjisë elektrike te amvisëritë pritet të rritet deri në 1%.

Sipas tij, për këtë ka papajtueshmëri nga EMV, të cilëve shteti u ka borxh 40 milionë euro, por ai shtoi se ky borxh ngadalë do të kthehet përmes çmimeve për distribuimin e rrymës.

“Deri në pranverën e vitit të ardhshëm 2025 nuk do të ketë ndryshim në periudhën kohore në të cilën amvisëritë mund të përdorin tarifën e lirë ditore për energjinë elektrike”, njoftoi sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energji (KRRE), Marko Bislimoski.

“Kemi pasur një takim me ESM dhe EVN Home në fillim të tetorit për të prezantuar një orë shtesë të tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike për amvisëri. Nga analizat tona rezulton se çmimi i energjisë elektrike në bursën më të madhe në rajon, si dhe në bursën tonë, është më i ulëti ndërmjet orës 12:00 dhe 16:00, dhe më i larti nga ora 20:00 deri në orën 24:00. Duke pasur parasysh se amvisëritë tona tashmë kanë fituar shprehi sa i përket tarifës së lirë, ne kemi vendosur që gjendja të mbetet e tillë deri në pranverë dhe në bazë të gjendjes në SHA ESM do të marrim vendime të mëtutjeshme”, tha Bislimoski.

Ai theksoi se tarifa ditore e lirë e energjisë elektrike ka vetëm në vendin tonë. Familjet mund të përdorin tarifën e lirë të energjisë elektrike çdo ditë nga ora 13:00 deri në 15:00 dhe nga ora 22:00 deri në 07:00, si dhe të dielën gjatë gjithë ditës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu