Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,72 % në raport me vendimin e datës 25.11.2024.
Nga data 3.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,258 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,521 den/kg dhe do të jetë 45,258 den/kg.