Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, ka mbërritur në Stamboll në kuadër të turneut të tij në shtatë kombe që ka nisur më 13 nëntor dhe do të përfundojë më 23 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA). Javën e kaluar, Pompeo njoftoi se do të niset për në Francë dhe më pas do të vizitojë Turqinë, Gjeorgjinë, Izraelin, Katarin, Emiratet e Bashkuar Arabe dhe Arabinë Saudite.
“Bisedat do të ndryshojnë dukshëm në secilin vend, shumë çështje të ndryshme për të mbuluar, por unë jam i sigurt se shumë prej tyre do të përqendrohen në përpjekjet historike të kësaj administrate për të krijuar paqen dhe bashkëpunimin në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Pompeo.
Sipas një deklarate nga Departmenti i Shtetit i SHBA-ve, “pas Parisit, Pompeo do të udhëtojë në Stamboll për t’u takuar me patriarkun ortodoks grek, Phanar Bartholomew I, për të diskutuar çështjet fetare në Turqi dhe rajon, si dhe për të promovuar qëndrimin tonë të fortë ndaj lirisë fetare në të gjithë botën”. Turqia kritikoi SHBA-të për ngritjen e shqetësimeve “rreth çështjeve fetare” para vizitës së Pompeo-t.