Kryeministri Edi Rama përplaset me qytataren: Je gabim! Nëse nuk të pëlqen, dil nga faqja

Kryeministri Edi Rama tashmë prej ditësh pas tërmetit të 26 nëntorit i uron mirëngjesin shqiptarëve përmes disa fjalëve të shenjta që i përkasin besimeve të ndryshme.

Ditën e sotme kryeministri është ndalur tek një sure nga Kurani, ku shkruan: ‘Dora që jep ka më shumë meritë se dora që merr’.

Mirëpo, duket se jo të gjithë i presin mirë këto publikime të Ramës, pasi komentet e shumta kanë treguar të kundërtën.

Replikat

Qytetarja: Respekte per ty por Kuran e Bibel leri n’pune te tyren!!Aspak levizje e duhur!!Besimi eshte individual e jo citime fb-je !!Te ndiqja me pasion neper postime por jam totalisht kundra cdokujt qe poston citime fb,citimet behen ne kishe dhe xhami!!

Rama: Je gabim shume ti dhe kushdo kujton se Fjalet e Shenjta u takojne veç atyre qe shkojne ne kisha e xhamia! Jo! Fjalet e Shenjta jane nje nga pasurite me te medha te njerezimit dhe kjo s’eshte pune “levizjeje”, po thjesht deshire e kenaqesi per te ndare grimca te kesaj pasurie mes njeri – tjetrit, ne kete faqe ku gjithkush eshte i lire te hyje e te dale, te pelqeje a mos pelqeje, te miratoje a te kundershtoje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu