Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se, më 9 shkurt na duhen 500 mijë vota për realizimin e reformave të thella dhe sidomos në fushën e drejtësisë.
“Na duhet reforma të thella, sidomos në fushën e drejtësisë, sepse të shtrembër e ka. Kena nevojë për ma shumë drejtësi në Kosovë, që është efikase, lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe nuk heq aktakuza për kriminelët. Pa shkuar në burg ata që vondhën miliona nuk mundemi me ndërtu një kapitull të ri për gjeneratën e ardhshme të cilës duhet me ja hjek qafe Serbinë agresore dhe zhvatjen e shtetit dhe korrupsionin.”, është shprehu Kurti në një interviste për Istogu Channel, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Ai ka thënë se në Kosovë ka një trekëndësh të bermudeve, të cilët duan ta fundosin anijen e Kosovës.
Sipas tij, ata janë oligarkët, prokuroria dhe disa portale.