“Kryeministri shqiptar”, Mickoski kundër koalicionit të zgjeruar me LSDM-në

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk mbështet koalicion të zgjeruar me LSDM-në si kundërpërgjigje ndaj bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit. Mickoski ka shtuar se një shumicë e tillë është dëshmuar se nuk ka efekt dhe se retorika e BDI-së për kryeministrin shqiptar sa vjen e zbehet. Ai thotë se mbështet një model të Qeverisë e cila do të organizonte zgjedhje të reja parlamentare.

“Qeveria e zgjeruar asnjëherë në të kaluarën nuk ka sjell të mira për qytetarët, por në të kundërtën ka qenë Qeveri e cila ka sjell dëm. Qëllimi im është të ecim para. Nuk më habit fakti nëse gjatë negociatave retorika e Bashkimit Demokratik zbehet apo zhduket” – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski ka shtuar se nuk pret unifikimin e bllokut politik shqiptar për pozitën e kryeministrit dhe se nuk do të formonte shumicë e cila do të ishte në kundërshtim me parimet e subjektit që drejton.

“Nuk pres unifikim politik sepse do të ishte e pa logjikshme që pas zgjedhjeve dy koncepte të ndryshme politike të bashkohen sepse gjatë gjithë kohës kanë akuzuar njëra-tjetrën. Nuk shoh arsye pse do të bashkoheshin dhe të kishin një këndvështrim të përbashkët, përkundrazi kanë dallime të mëdha. Thënë shkurt nuk pres të bashkohen” – u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Duke folur për negociatat, Mickoski ka deklaruar se bisedimet përmbajtjesore akoma nuk kanë filluar, ndërsa ka pranuar se mes liderëve ka komunikime të zakonshme. Ai pret që pas konstituimit të Kuvendit, negociatat për shumicë të re të nisin në nivel liderësh, por edhe mes grupeve negociuse. Liderët shqiptar, nuk kishin koment për qëndrimet e Mickoskit.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu