Kryeministri Zaev ka vizituar Porojin për të analizuar dëmet nga vërshimet

Kryeministri, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin Hazbi Lika dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot do ta vizitojnë Porojin e Tetovës, për t’i vizituar qytetarët të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet.

Në ora 14:45, kryeministri Zaev dhe ministri Spasovski, do të takohen me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Në ora 17:30, kryeministri Zaev bashkë me ministrin Spasovski dhe kryetaren e Tetovës, Arifi, do t’i vizitojnë qytetarët në rajonin e prekur nga vërshimet (Poroj, dhe rruga lokale Tetovë-Jazhincë) ku do të shihet gjendja në terren.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu