Kryeparlamentari Gashi takon kryetaren e Parlamentit Evropian Metsola

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim të rëndësishëm me Kryetaren e Parlamentit Evropian, znj. Roberta Metsola, në Bruksel. Gjatë këtij takimi, u diskutuan zhvillimet në procesin e integrimit evropian dhe rëndësia e mbështetjes së Parlamentit Evropian si një partner kyç në këtë rrugë.

“🎯 Temat e bisedës përfshinë realizimin e reformave të deritanishme dhe miratimin e Agjendës Reformuese, si dhe nevojën për angazhim të mëtejshëm në plotësimin e kritereve të BE-së, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Gashi theksoi se Kuvendi është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces në çdo kohë, por kërkoi vullnet politik dhe konsensus për të siguruar përparimin në përputhje me standardet evropiane, duke shmangur pengesat e çështjeve bilaterale.

🤝 Të dy palët u pajtuan se vendosmëria e përbashkët dhe mbështetja nga BE-ja janë dëshmi e angazhimit të sinqertë për realizimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Znj. Metsola riafirmoi mbështetjen e Parlamentit Evropian për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian”, shkruan Gashi.

FOTO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu