Kryepeshkopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Jeronimos ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Për shkak të gjendjes së rëndë, ai është dërguar me urgjencë në spital.
Më herët, kryepeshkëpia e Athinës bëri publike një deklaratë të Jenronimos: “Marr pjesë personalisht si njeri i thjeshtë në sprovën e mijëra bashkatdhetarëve të mi në vend dhe miliona qytetarëve kudo në botë.
Marr pjesë në agoninë dhimbjen dhe frikën e të gjithëve, me besim në Zot do ta kalojmë edhe këtë sprovë”.
Situata në Greqi është alarmante. Ndërkohë qëeveria greke po diskuton të marrë masa më drastike, ku një ndër to është edhe mbyllja e kufijve tokësore për punonjësit sezonal dhe forcim të masave për personat që kanë leje qëndrimi në vend.