Kryeshefi i policisë kaloi pa paguar në pikën e pagesës, Toshkovski: Veprime të turpshme, çdo i punësuar në MPB duhet të paguajë

Një zyrtar policorë në vend që të paguaj në pikë pagesën rrugore, ai ka treguar legjitimacionin e tij, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. Në videon e publikuar nga kamerat e sigurisë shihet se si zyrtari policor kalon pa paguar. Bëhet fjalë për shefin e policisë A.M. (45) nga Koçani, i cili tashmë ka marrë padi penale për shpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, pasi edhe më herët me automjetin e tij privat ka kaluar pa paguar në pikë pagesat rrugore.

Përveç padisë penale, MPB njofton se do të nisë edhe një procedurë disiplinore, dhe ndërkohë zyrtari policor do të largohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se kjo është një sjellje e turpshme dhe thekson se kushdo që kapet në një mënyrë të tillë të keqpërdorimit do të ndëshkohet.

Veprimet që të keqpërdoret posti zyrtar dhe autorizimet në mënyrë të tillë janë të turpshme. Nëse mundet një marangoz të paguaj në pikat pagesore, nëse mundet një grua që punon në ndonjë institucion privat të paguaj në pikat pagesore, nëse mundet cilido qytetar maqedonas të paguaj në pikat pagesore, patjetër të paguaj edhe çdo i punësuar në MPB. Në mënyrë të tillë duhet të tregojmë shembull se secili prej nesh duhet të respektojë ligjet dhe duhet të respektohet ajo për të cilën jemi dakorduar që do të respektohet”, theksoi Pançe Toshkovski, ministër për Punë të Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu