Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim ka dalë me një komunikatë pas mbledhjes së sotme në Tetovë.
Komunikata vijon si më poshtë:
Të vetëdijshëm për përgjegjësinë dhe rolin vendimtar të BDI-së në orientimin e proceseve politike për të ardhmen,
Në frymën e unifikimit të qëndrimeve të faktorit politik shqiptar,
Në bazë të platformës së Bashkimit Demokratik për Integrim,
Në mbështetje të konsultave të gjera me strukturën partiake dhe qytetarët për t’i analizuar të gjitha kontekstet dhe implikimet gjeopolitike, rajonale dhe vendore, Kryesia e BDI-së mori këto qëndrime:
BDI nuk ka partner strategjik dhe të preferuar te kampi politik maqedonas,
BDI vë interesin e ruajtjes së stabilitetit të vendit para interesit partiak,
BDI i përcakton si të panegociueshme për mandatin e ardhshëm çështjet e mëposhtme:
Përdorimi i barabartë zyrtar i gjuhës shqipe
Integrimi në NATO
Integrimi në BE
Vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike me qëllim zbradhjen e të gjitha dyshimeve të dala nga megaskandali i përgjimeve,
Kryesia Qendrore e BDI-së do mbetet në mbledhje permanente deri në përmbylljen e këtij procesi konsultativ. /albeu.com/