Kryesia qendrore e BDI-së vazhdon mbledhjen, Bejta është larguar nga selia në Tetovë

Kryesia qendrore e BDI-së vazhdon mbledhjen edhe në këto çaste për të vendosur rreth pjesëmarrjes në qeverisjen e ardhëshme.

E ndërkohë, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta është parë duke u larguar në këto momente nga selia në Tetovë. Pas largimit të tij, u vërejtën duke u larguar edhe dy nënkryetarët e tjerë të BDI-së, Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti.

Nuk dihen motivet e largimit të tre nënkryetarëve nga selia në Reçicë. Ndoshta është një pauzë për tu rikthyer sërisht ose ndonjë mosmarrëveshje në kryesi.

Bujar Osmani para selisë së BDI-së në Reçicën e Vogël ku kryesia qendrore e BDI-së po debatojnë për koalicionin e mundshëm me OBRM-PDUKM, tha se për BDI-në është e rëndësishme Platforma e shqiptarëve dhe mënyra se si do të realizohet ajo marrëveshje, përcjell TV21.

“Në seancën ditore të BDI-së morën pjesë edhe deputetët e rinj dhe kjo është vazhdimi i analizës të cilën e kemi filluar para disa ditëve për argumentet “pro” dhe “kundër” për gjitha pesë opsionet të cilat janë në tavolinë. Po bëhet fjalë për debat konstruktiv dhe po rishikohen gjithë pesë opsionet”, deklaroi Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së, i vlerësoi si spekulime zërat se kryetari i BDi-së, Ali Ahmeti, ka propozuar koalicion me OBRM-PDUKM dhe anëtarët tjerë kanë qenë kundër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu