Kryetari Ahmeti priti Ambasadorin e ri Evropian

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur dje në takimin e parë zyrtar Ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar.

Z. Ahmeti i uroi mirëseardhje z. Zhbogar duke theksuar që bashkëpunimi i ngushtë i BDI-së me BE-në do të vijojë me intensitetin e njejtë në mënyrë që të lehtësohet integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

Z. Zhbogar shprehu bindjen që bashkëpunimi i afërt i z. Ahmeti me përfaqësuesit e BE-së do të vijojë dhe shprehu interesim për zbatimin e marrëveshjes drejt zgjedhjeve të 11 dhjetorit si dhe rreth pritjeve të shqiptarëve të Maqedonisë.

Lideri i BDI-së Ahmeti, ka theksuar pritjet që liderët të respektojnë marrëveshjen e arritur dhe që do të angazhohen për përfundim të krizës dhe rikthim të agjendës integruese, ndëretnike dhe zhvillimore.

Komuniteti shqiptar pret integrim të vendit në NATO dhe BE, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin e afërt në rrugën e integrimit të vendit në BE./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu