Kryetari i Kukësit: Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovarë

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, ka publikuar pamje nga intervenimi i zjarrfikësve të Kosovës në shuarjen e zjarreve në Kukës.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar kosovarët për ndihmën e ofruar, ndërsa ka treguar se operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në majën e Rrunës po vazhdon pa ndërprerë.

“Faleminderit nga zemra vëllezërve tanë kosovarë, që në ditët më të vështira u gjendën pranë nesh!”, shkroi Gjici.

Në fund, ai tha se puna në terren po vazhdon pa ndërprerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu